|
(Prishtinë – 11 maj 2012)
Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan marrëveshjen për grantin për politika zhvillimore

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, kanë nënshkruar sot marrëveshjet mbi Operacionin e Dytë për Politika Zhvillimore për Punësim të Qëndrueshëm (SEDPO-2), një grant prej rreth 36.5 milionë eurosh i financuar nga shumë donatorë për mbështetje buxhetore për Kosovën.
|
|
Me shume
|
|
|
(Prishtinë, 30 prill 2012)
Komisioni Evropian dhe Ministria e Financave përfundojnë takimin e shtatë të mekanizmit për mbikëqyrje fiskale
Më 30 prill 2012, në Prishtinë, institucionet e Kosovës konvokuan takimin e shtatë të mekanizmit për mbikëqyrjen fiskale. Takimi u bashkëkryesu nga ministri i Financave z.Bedri Hamza në emër të institucioneve të Kosovës dhe znj.Carole Garnier, udhëheqëse e Njësisë' 'Vendet kandidate dhe parakandidate'' në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian. Selim Thaçi mori pjesë në emër të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Komisioni falënderoi institucionet për diskutimet konstruktive. Zhvillimet ekonomike dhe financiare kanë qenë pozitive në vitin 2011, pjesërisht për shkak të integrimit të kufizuar të Kosovës në ekonominë globale, por edhe falë hapave të ndërmarrë në drejtimin e politikës makroekonomike.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 08 maj 2012)
FMN bënë pagesën e këstit të parë prej 5 milionë Euro për Kosovën
Marrëveshja Stand By në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe FMN-së e aprovuar më 27 .04.2012 nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, ka filluar që të realizohet sipas dinamikës së planifikuar.
Kësti i parë i shumës sipas Marrëveshjes Stand Bay tashmë është disbursuar në llogarinë e Thesarit në shumën prej 5 milionë Euro dhe është pjesë e shumës së përgjithshme të kësaj Marrëveshje prej 90.97 milion SDR që është ekuivalent me rreth 106.6 milion euro. Ky është kësti i pare prej 5 milion euro, ndërsa deri në fund të këtij viti do të disbursohen edhe 90 milionë euro të tjera.
Fillimi i zbatimit të Marreveshjes Stand Bay vjen si rezultat i aprovimit nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së te kesaj marreveshje dhe rëndësia e kësaj marrëveshjeje përveç anës financiare për Qeverinë e Republikës së Kosovës ka edhe rëndësinë e cila ka të bëjë edhe me raportet e vendit me organizatat dhe donatorët tjerë. |
|
(Prishtinë – 28 prill 2012)
Bordi Ekzekutiv i FMN-së ka aprovuar Marrëveshjen e re Stand Bay me Kosovën
Ministri i Financave Bedri Hamza sot në Konferencë për media duke prezantuar për të arriturat në zhvillimet e fundit të marrëdhënieve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka njoftuar se’’Bordi Ekzekutiv i FMN-së, dje ka aprovuar Marrëveshjen e re Stand Bay me Kosovën, pas negociatave gjatë muajit mars të këtij viti të qeverisë së Kosovës me Misionin e FMN-së.
“Marrëveshja Stand Bay është në shumë të përgjithshme prej 90.97 milion SDR që është ekuivalent me rreth 107 milion euro. Vendimi i Bordit mundëson që menjëherë të bëhet disbursimi inicial në shumë prej rreth 5 milion euro, ndërsa deri në fund të këtij viti do të disbursohen edhe 90 milionë euro të tjera. Në këtë mënyrë përmes aprovimit të kësaj marrëveshjeje FMN-ja përkrahë programin ekonomik të Qeverisë për vitin 2012-2013’’, tha ministri Hamza.
|
|
Me shume
|
|
(Prishtinë – 17 prill 2012)
BE vazhdon ta përkrah Kosovën

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zhbogar, ku u diskutua për zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend dhe për sfidat me të cilat përballet vendi ynë.
Ministri Hamza duke falënderuar z. Zhbogar për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian është duke i dhënë Kosovës, e njoftoi atë me performancën e buxhetit gjatë vitit të kaluar dhe lidhur me sfidat dhe iniciativat e rëndësishme që pritet të përmbyllen këtë vit.
|
|
Me shume
|
|
|
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 1 nga 7 |